MENU
klinika

Basha: PD në terren

Masat kundër koronavirusit/ “Urgjent të hiqet dorë nga propaganda”

28.02.2020 - 12:27

Lideri i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se PD po ndjek nga afër situatën, për marrjen e masave kundër përhapjes së koronavirusit në vend. Përmes një reagimi në Twitter Basha tha se grupet e punës së PD, ndodhen ai i bën thirrje qeverisë që të heqë dorë sipas tij nga propaganda.

“PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona virus-it në vend. Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë. Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë,”– shkruan Basha.