MENU
klinika

"Program social, jo kompesimi"

Rindërtimi/ Kush përfiton dhe kush jo?

28.02.2020 - 14:07

“Programi i Rindërtimit është një program social dhe jo një program kompensimi”. Kjo u theksua nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në prezantimin e modeleve të programit.

Kjo nënkupton se ata që kanë dy banesa apo më shumë, dhe ku njëra prej tyre nuk ju është dëmtuar nga tërmeti, atëherë ato nuk do të përfitojnë. Synimi në këtë rast, sipas ministrit,është zgjidhjae problematikës së strehimit për ata që janë në nevojë.

“Siç e theksuam nuk është kompensim. Programi i Rrindërtimit është program social. Zgjidh problemin e strehimin për kurorat madje në fund të procesin ka për të krijuar dhe fond social banesash për atë hapin tjetër që do të ndërmarrim vitin tjetër me këtë logjikë, për të frenuar dhe rënien demografike.

Pra JO. Nëse ke dy banesa, edhe sikur të jenë të rrëzuara të dyja, vetëm njërën përfiton nga programi. Dhe nëse ke dy banesa dhe njëra nuk është rrënuar,është e padëmtuar, nuk përfiton ajo familje nga Programi i Rindërtimit sepse nuk është kompensim”- tha ministri Ahmetaj. Sa i përket platformës ku bëhet aplikimi on-line, Ahmetaj tha se janë bërë 40 mijë aplikime e vijojnë ende të bëhen të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN