MENU
klinika

Filmat më të bukur

Fundjava premton vetëm argëtim!

28.02.2020 - 16:00

      Nga premierat më të fundit botërore, deri tek filmat e rinj shqiptarë shumë të suksesshëm – kinemaja ofron mundësi pa fund. Kur java mbyllet, secili prej nesh kërkon një mënyrë çlodhjeje. Të shohësh filma, sidomos filmat më të rinj është kryefjala e fundjavës. Në kinematë e kryeqytetit, ju kujtojmë filmat më të pëlqyer të ditëve të fundit:

“I Love Tropoja”: Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, i cili mbetet filmi më i shikuar në Cineplexx, Ermal Mamaqi sjell një komedi të re, me titullin “I Love Tropoja”.

Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por çuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij.

“Sonic The Hedgehog”: Bazuar në personazhin e famshëm nga loja Sonic, filmi flet për një iriq shumë të shpejtë i cili gjen veten në planetinë Tokë dhe duhet të përballet me një detektiv të ligë i cili dëshiron ta kapë që të bëjë eksperimente me të.

 “Like a Boss”: Dy shoqe me ideale shumë të ndryshme nga njëra tjetra fillojnë një kompani bukurie së bashku. Njëra është më praktike ndërsa tjetra dëshiron të fitojë fatin e saj dhe të jetojë një mënyrë jetese të lavdishme. Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat familjarë, “Call of the Wild”, “Playing with Fire”, super aksioni “Bad Boys 3” dhe filmi horror “Fantasy Island”, ndërsa në kinemanë në Prishtinë në shfaqje mbeten edhe “Dolittle” dhe filmi “Birds of Prey”.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al