MENU
klinika

Vettingu në politikë

Opozita nuk ndalet: Vijojmë bojkotin

28.09.2018 - 17:12

Opozita, nga marrëdhënie e kushtëzuar duket se po shkon drejt bojkotit total të parlamentit dhe institucioneve. Kjo sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka, për shkak të lidhjeve të qeverisë më krimin dhe refuzimin për të pranuar vettingun.

Opozita e ka të qartë qëndrimin e saj. Nuk do të jetë në parlament pa u miratuar propozimi për vetting të politikanëve.

Do të reagojmë në formë tjetër. Absolutisht jashtë parlamentit. Në cilin parlament të shkojmë ne? Në atë parlament ku janë përdhunuesit, ata që mbrojnë përdhunuesit, përfaqësuesit e krimit, aty të shkojmë dhe ne, të bëhemi fasadë që Rama të bëjë ato batutat e tij bajate që i janë shpifur dhe neveritur kujdo. Për këtë duhet të shkojmë ne në parlament?!”-tha Paloka.

Bojkoti i Kuvendit është vetëm njëra anë e bojkotit të opozitës. Përtej bojkotit dhe denoncimit të aferave të qeverisë, duket se PD po përgatitet për protesta.

Ajo që duhet të bëjë opozita është që përveç pjesës që i takon dhe e bën çdo ditë, denoncimin e skandaleve të kësaj qeverie, është që duhet ti bëjë thirrje popullit të dalë në rrugë dhe të rrëzojë këtë qeveri.Populli e rrëzon. Se ka shumë aludime, ça bën opozita, ku është opozita, pse nuk reagon. Opozita, nëqoftëse ju mendoni se 40 deputetë që jemi ne në parlament do të rrëzojmë Edi Ramën me “frymën e shenjtë”, kjo nuk ndodh“-shtoi Paloka.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës