Vetëm tre ditë pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-diktatorit Enver Hoxha, ka humbur sot jetën edhe Vito Kapo.
Ajo ishte e veja e Hysni Kapos, e cila është ndarë sot nga jeta në moshën 97-vjeçare, pranë familjarëve të saj në Tiranë.
Vito Kapo ishte numri dy i Partisë Komuniste, e cila ka mbajtur poste mjaft të rëndësishme gjatë komunizmit. Ajo ka qenë ish-ministre e industrisë së lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90.
Gjithashtu, ajo ishte sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan, në nëntor 1944 deri në maj të 1945.
Vito Kapo lindi më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë dhe u nda nga jeta ditën e sotme, 29 shkurt 2020.