Në sallën e teatrit të pallatit të Pallatit Kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit është organizuar eventi “10 gratë më të suksesshme të vitit” në të cilin janë specifikuar gratë më të spikatura nga fusha te ndryshme të ekonomisë, shkencës dhe në atë të artit e kulturës.
Organizatorja Myzejen Konduri, u shpreh se kjo veprimtari organizohet pas përballimit të një fatkeqësie të madhe siç ishte termeti i 26 nëntorit.
“Është aktivitet që zhvillohet pas tmerrit që kemi parë ne si banorë. Të gjithë e kemi ankoruar te secili se kemi nevojë për njëri-tjetrin”, tha Myzejen Konduri.
Në këtë event u vlersua Tatjana Bajraktari me origjinë nga Ukraina si një nga 10 gratë me titullin “Nderi i Punës”. Ajo është bisnesmene, që ka kontribuar për sistemimin e njerëzve të dëmtuar. Vuri në dispozicion hotelin e sajë për të mdihmuar njerëzit në fatkeqësi.
Me titullin “ Simbol i Gruas” u vlerësua Luljeta Bozo prof e shkencave të ndërtimit e cila vlersoi qytetin e Durrësit për vlerat historike dhe ekonomike që ka. Nderkohë shpreh keqardhjen për betonizimin e vlerave të tij.
“Durrësi qytet shumë i bukur, por tani është prishur pak jo nga tërmeti, por nga një mënyrë jo fort e mirë e organizimit për ndërtimet. Është qytet turistik, ka shumë vlera historike”, tha Luljeta Bozo.