MENU
klinika

Projekti i qeverisë

“100 fshatrat”, Rama në Pustec: Bëhuni pjesë e projektit

28.09.2018 - 18:11

Fshati Pustec në zonën e Prespës në Korçë është pjesë e projektit të qeverisë “100 fshatrat”. Gjatë një takimi me banorë të zonës, kryeministri Rama tha se në Pustec po hapet rruga e një transformimi shumë të rëndësishëm, që do të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë.

Teksa ndal tek investimet në këtë fshat, Rama i ftoi banorët e Pustecit që të bëhen pjesë e projektit, duke hapur bujtina për të pritur turistë.

E zhvillojmë këtu këtë takim, në një zonë të mrekullueshme, ku sapo ka filluar një proces transformimi me këtë qendër, e cila sot shërben vetëm si një shenjë e parë domethënëse e asaj që ne duam të bëjmë, duke shtrirë tanimë krahët e ambicies sonë përtej ndërhyrjeve thjesht urbanistike, apo infrastrukturore”, tha Rama.

Kryeministri theksoi faktin se si me ndërhyrje në dukje minimaliste, por shumë domethënëse, nga pikëpamja e energjisë që krijojnë, mund të hapet rruga e një transformimi shumë të rëndësishëm në Pustec.

Banka gjermane për Zhvillimin, si një partnere e qëndrueshme në zonat e mbrojtura ka ofruar 3.5 milionë euro për zhvillimin e zonës së Prespës.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit