MENU
klinika

Dy orë manifestim në bulevard

‘Lufta’ e politikës për popullin! Meta nesër i thërret në protestë

01.03.2020 - 17:42

Në ditën e beslidhjes së Lezhës, Presidenti Ilir Meta, kërkon edhe një beslidhje tjetër, atë për mbrojtjen e Kushtetutës. Të hënën në orën 17:00. Kreu i shtetit do të jetë në shesh për rreth dy orë, me qytetarët, kundër asaj që e quan “puç kushtetues”, ku përfshihet sipas tij Parlmenti, qeveria dhe organe të drejtësisë, siç është KED.

Manifestimi pritet të zgjas rreth dy orë, ndërsa mësohet se qytetarët në fillim do të grumbullohen në bulevard para institucionit të presidencës e më pas do të marshohet drejt kryemisnitrisë. Përveç takimeve dhe bisedave me qytetarët, kreu i shtetit pritet që të ketë edhe një fjalim ku do t’i drejtohet shqiptarve.

Gjithashtu mes manifestuesve, Presidenti Meta ka njoftuar se do të firmosë dhe atë që e quan dekreti i parë kundër puçit. Presidenca nuk ka njoftuar se çfarë përmban ky dekret, por pritet që të jetë pikërisht refuzimi i ligjit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenca ka njoftuar dhe ka kërkuar nga policia e shtetit të marrë masa për mbarëvajtjen e manifestimit burime pranë policë bënë me dije se nuk do të ketë masa shtesë edhe për faktin se nuk ka informacione për trazira po incidente. Kreu i shtetit ka ftuar në manifestim gjith shqipatrët, ndërsa do të mbajnë në duar lule mimoze dhe flamuj kombëtarë. Gjatë gjithë ditës së sotme, kreu i shtetit ka publikuar në rrjtet sociale mesazhe të qytetarëve të thjeshtë por dhe sportistë apo artistë që do t’i bashkohen manifestimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Për të denoncuar para gjithë popullit shqiptar..."

Presidenti Meta njofton konferencë për shtyp në orën 18:30


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!