02.03.2020 - 10:12
Tre persona janë arrestuar në lidhje me shpërthimin në gurore në Krujë, ku një 55-vjeçar humbi jetën një ditë më parë, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.
Policia sqaroi ditën e djeshme se gjatë montimit të minave elektrike, aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre.
Nga incidenti humbi jetën shtetasi A. J., 55 vjeç, ndërsa u plagos shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.