02.03.2020 - 11:26
Në letrën e tij të përvitshme drejtuar aksionerëve, Warren Buffett mbrojti strategjinë e investimeve të Berkshire Hathaway, kompania e tij kryesore që ka në pronësi kompani të tjera sigurimesh, investimesh, dhe aktivitetesh industriale.
Vitin e kaluar çmimi i aksioneve të Berkshire pati performancën më të keqe në një dekadë kundrejt tregut të gjerë. Sidoqoftë arriti të kishte fitime neto prej $81.4 miliard (kryesisht si rrjedhojë e një ndryshimi në rregullat kontabël). Në një lajm tjetër, Z. Buffett, famoz për fobInë nga teknologjia, ka njoftuar se ka filluar të përdorë një IPhone, edhe pse vetëm për telefonata.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Për cilin shtet bëhet fjalë?