Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim distancohet nga manifestimi i mbajtur mbrëmjen e sotme dhe i thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Referuar flamurit amerikan në manifestim, ajo shprehet në një status në “Twitter” se “ne nuk kemi asnjë lidhje me ‘manifestimin’ e mbrëmjes së sotme’”.
“U surprizova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e mbrëmjes së sotme. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e mbrëmjes së sotme”, shkruana ambasadorja e SHBA-ve.
Në fund të manifestimit, Presidenti Meta mori në dorë një flamur amerikan duke thënë: “Këtë flamur e mora sepse kanë ardhur me dhjetëra shqiptarë nga Amerika që kanë lënë punët e tyre. Këtë flamur e ngrita për kongresmenin Engel dhe të gjithë ata që e kanë mbrojtur çështjen shqiptare”.