Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është ndjerë i fyer nga ftesa e Kurtit për takim.
Haradinaj, në një nga televizionet shqiptare u shpreh se Kurti ftesën e bëri një ditë pasi deklaroi largimin e taksës.
“Për mua kjo ka qenë një fyerje. Po të bëhej ftesa një ditë para konferencës për largimin e taksës do ta respektoja Kurtin”.
Haradinaj ka folur edhe për vrasjet e pasluftës dhe vrasjen e fundit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Ai thotë se gjatë shkuarjes për ngushëllim te familja e Qerim Kelmendit u ka dhënë porosinë që të mos nxitohen.
“U kam thënë të mos nxitohen, sepse pikërisht ku mund t’iu dhemb zemra mund të mos jetë aty”,– u shpreh ai.