MENU
klinika

Koronavirusi?

Dëgjoni Moxartin, jo Vagnerin!

03.03.2020 - 13:14

Violinisti dhe dirigjenti i njohur rus, Vladimir Spivakov, tha sot se Mozarti mund të jetë një ndihmë në trajtimin e koronavirusit. Sikurse ai u shpreh, nëse Mozarti arrin të ndihmojë lopët, sigurisht që mund të ndihmojë edhe njerëzit.

Gjatë konferencës për shtyp në Minsk, për vetitë kurative të muzikës klasike, si dhe aftësinë e saj për të parandaluar koronavirusin, 75-vjeçari u përgjigj se kompozitori austriak mund të ishte një ndihmë e madhe.

“Mozarti, mundet. Nëse Mozarti arrin të ndihmojë lopët, atëherë ai patjetër mund të ndihmojë edhe njerëzit. Edhe operat italiane janë gjithashtu të mira”, – tha drejtori artistik i Orkestrës Filarmonike të Moskës, i cili, nga ana tjetër, këshilloi të shmangej Wagneri.

Sipas tij, ndikimi i muzikës në trup është i vërtetë dhe mund të shpjegohet me dridhjet zanore. “Tingulli është një fenomen fizik. Sa më i qartë toni, aq më shumë dëgjohet ai dhe është e mundur që ta çoni edhe më tej”, – tha ai.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen