MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

04.03.2020 - 08:00

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e mërkurë, dt.04 Mars 2020, intensiteti i reshjeve pritet të jetë në rënie.

Pjesën e parë të ditës, mund të shfaqen përmbytje lokale me afat të shkurtër. Në zonat urbane, problemet nga përmbytjet do të jenë të varura nga gjendja sistemit të kanalizimeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 14 °C
në vendet e ulëta: 8 / 15 °C
në vendet malore: 2 / 11 °C

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare për momente deri e fortë ndërsa nesër (e mërkurë, dt.04) ajo pritet të jetë e lehtë.