MENU
klinika

”Thumanën do e bëjmë model”

Rama: Javën tjetër fillon gara për tenderin ndërkombëtar

03.03.2020 - 17:02

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi ishte në Thumanë në familjen e Sokol Mestit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit teksa po qëndron në një banesë të përkohshme. Rama është shprehur se javën e ardhshme fillon gara për tenderin ndëkombëtar të rindërtimit dhe se pallatet do të përfundojnë më vonë se banesat pasi marrin më shumë kohë. Gjithashtu Rama u shpreh se ai nuk e ka ndeshje të vështirë sfidën e rindërtimit dhe se do e kryejë deri në fund.

SOKOL MESITI: Jena me fat me thon të drejtën. Është një shoku i mir një dashamirës.

ARTUR BUSHI: Bonusin e përdorin për jetesë.

EDI RAMA: Bonusin e marrin? Se ishte goxha fondi, gjysëm milion dollarë për bonuset e qirasë në Krujë.

ARTUR BUSHI: Ky ka qenë pjesë e pallateve të Thumanës. Ku po pastrojmë aty vendin, dhe pret banesën. Janë 1 mijë e 700 – 1 mijë 800 familje që përfitojnë.

SOKOL MESITI: Kur ke ardhur me Arturin të kena prit. Dhe tani na erdhe për risk. Tani të presim për të mira.

EDI RAMA: Por pritë t’i ndërtojmë njëherë. Të bëjmë projektet, të flasim për proceset. Ku fillojnë, kur ndërhyhet, dhe pastaj duhet durim.

SOKOL MESITI: E mira do

EDI RAMA: Javën e ardhshme fillon gara ndërkombëtare. Thumanën do e bëjmë model. Do jetë komplet diçka tjetër.

SOKOL MESITI: Tani ti ke ndeshjen më të vështirë, ndeshjen e madhe.

EDI RAMA: Kë këtë të rindërtimit? Këto ndeshje nuk i kam problem fare, kollaj. E vështirë është por do e bëjmë. Ndeshjet e vështira i kam ato që s’kanë rregulla. Duhet kurajo, çfarë nuk vret forcon.

SOKOL MESITI: Do mundohemi

EDI RAMA: Fatmirësisht i ke të gjithë mirë me shëndet dhe të të rrojnë sa malet fëmijët. Vitin e ri do e bëni në shtëpinë e re. Pallatet do të mbarojnë pak më vonë por prap do të bëjmë çmos.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!