MENU
klinika

“Bill Gates me ngjyrë”

BBC zbulon femrën më të fuqishme në muzikë

29.09.2018 - 08:27

Përveç revistës “Forbes”, e cila bën shpesh vlerësime të personave më të pasur në botë, por edhe atyre më të pushtetshëm, tashmë është edhe BBC që ka vlerësuar femrën më të fuqishme në botë.

Duke marrë në shqyrtim kritere të ndryshme, gjganti mediatik ka vendosur në krye të kësaj liste këngëtaren tejet të suksesshme, Beyonce. Ajo thotë se është “Bill Gates me ngjyrë”, “e cila nuk ka parë kurrë verbër në jetën e saj të mallkuar”.

Superylli kryesonte në listën e 40 grave më me ndikim në industry bazuar tek feminizmi, aktivizmi dhe fuqizimi i mesazheve nëpërmjet teksteve muzikore.

Pas saj u renditën emra të tjerë të njohur si Taylor Swift, Adele dhe Dua Lipa që u publikuan si pjesë e ditës së muzikës në BBC.

Vendin e tretë e mori një femër që nuk ka asnjë lidhje me muzikën. Vanessa Reed është drejtoreshë e Fondacionit PRS, e cila ka bindur dhjetëra festival që të nënshkruajnë për balancën gjinore.