MENU
klinika

Ja kë zëvendëson

Enkelejda Muçaj emërohet në postin e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit

04.03.2020 - 17:18

Enkelejda Muçaj do të zëvendësojë Artur Metanin në postin e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit.

Vetëm disa javë më parë Metani u votua dhe u zgjodh nga Kuvendi si Inspektor i Lartë i Drejtësisë duke u detyruar që të lërë detyrën paraardhëse. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave ditën e sotme dhe Enkelejda Muçaj është propozuar fillimisht nga Edi Rama dhe është pranuar në mbledhje.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

VENDIM PËR EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN