MENU
klinika

"Ia kemi bërë të qartë Kurtit..."

Grenell: SHBA nuk do t’i çojë dëm ndihmat e saj

06.03.2020 - 08:29

I dërguari special i Presidentit të SHBA Donald Trump, Richard Grenell përmes një reagimi në Twitter ka përgënjeshtruar deklaratën e zyrës së shtypit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se gjatë një bisede telefonike mes Kurtit, O’Brien dhe Grenell, është marrë konfirmimi nga zyrtarët se ata nuk do të ndalojnë mbështetjen për Kosovën.

Përmes një Retweet-i në postimin e gazetarit Berat Buzhala – ku ky i fundit publikonte deklaratën e këshilltarit të Kurtit, Erzen Vraniqi që konfirmonte mbështetjen e dy zyrtarëve amerikan ndaj Kosovës- Grenell ka nxjerr blof qeverinë Kosovare duke theksuar se kjo “nuk është e vërtetë”.

Sipas Grenell, ata ia kanë bërë të qartë Kurtit se heqja e pjesshme e tarifave dëmton ekonominë e Kosovës.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ne i kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur tarifat edhe pjesshëm është duke dëmtuar ekonominë e Kosovës – dhe SHBA’ja nuk do të çojë dëm ndihmat tona nëse lidershipi i Kosovës vazhdon të dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë”, thuhet në sqarimin e të dërguarit special të Trump në Kosovë, Richard Grenell.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, shkruante Erzen Vraniqi, këshilltar i Kurtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Hapat kundër korrupsionit të mirëpritur"

Ambasadori amerikan: Kurti ta heqë taksën


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë