MENU
klinika

"Por t'i sqaroj se kush e ka fajin"

Meta: Letrën nuk e çova të bllokoj integrimin

06.03.2020 - 12:52

Presidenti Ilir Meta tha se letra dërguar komisionerit për Zgjerimin nuk ishte për t’u bërë e ditur publikisht, por për të ndihmuar Komisionin Europian sipas tij, në korrigjimin e një fraze për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Meta tha se qëllimi i tij nuk ishte bllokimi i negociatave, duke cituar çfarë i kishte shkruar eurokomisionerit, se “mbetej shpresëplotë që vendet e BE do e vlerësonin rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave”, tha Meta. Ai tha se letra ishte për të sqaruar që mosmarrëveshja në Gjykatën Kushtetuese është krijuar nga interpretimi i ndryshëm që mazhoranca i bën kushtetutës duke kërkuar të kapë edhe këtë institucion, dhe jo si rezultat i interpretimit të presidentit.

“Do ta kompensojmë vonesën duke iu dhënë mundësinë të bëni ndonjë pyetje. Dje dhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një TV në vendin tonë ku bëget publike letra që kisha dërguar unë që gjoja ishte kundër zgjerimit të cilën e anonçoi i pari Tao Tao dhe u përforcua sot nga Gruaja e Bilalit jam i detyruar të sqaroj edhe njëherë letrën që unë kisha dërguar për të ndihmuar KE qenë i vëmendshëm për Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti ka respektuar parashikimet ligjore që theksojnë se sipas nenit kushtetues anëtari i parë i GJK emërohet nga presidenti. Pastaj vazhdojë edhe saktësimet për Gjykatën Kushtetuese për radhën e emërimeve. Etja e PS kërkon ta thyejë këtë balancë për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Unë kam depozituar kallëzim penal kundër personave të përfshirë në këtë skemë. Përgjatë kësaj kohe kam qenë transparent dhe bashkëpunues. Duhet të dini se kjo maxhorancë ka miratuar një ligj anti kushtetues ditën kur Komisioni i Venecias mbërriti në Tiranë. OJF e kanë mohuar se janë në mbështetje të këtij ligji. I vetmi aktor që nuk ka kthyer përgjigje është Euralius” Kjo është letra që presidenti i ka dërguar komisionerit për dijeni të tij, jo për ta bërë publike”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëdhënësi: TaoRama do ta marrë përgjigjen direkt

Letra në Bruksel, Meta njofton konferencë për mediat


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!