MENU
klinika

Ja dyshimet e para

Aksident fatal/ Shoferja 21-vjeçare përplas për vdekje një person

06.03.2020 - 21:50

Një person rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet me shofere një 21- vjeçare.

K.Gj, duke drejtuar mjetin e saj ka përplasur personit dhe është shoqëruar më pas në komisariatin Nr.6 të Policisë së Tiranës.

Dyshohet e viktima të ishte endacak dhe nuk ka pasur dokumente identifikim me vete. Viktima ka marrë plagë të mëdha nga përplasja duke humbur jetën në vendin e ngjarjes. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orën 20:35.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

Informacion paraprak Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.