MENU
klinika

Falsifikoi pasaportën në Paraguaj

Ronaldinho me pranga në duar para gjykatës

07.03.2020 - 19:17

Mund të jesh një legjendë e futbollit botëror, por falsifikimi është vepër penale dhe kësaj nuk i ka shpëtuar edhe braziliani Ronaldinho, që së bashku me vëllain e tij ka dalë përpara gjykatës në Paraguaj me pranga në duar.

Ai kaloi kufirin me një pasaportë false së bashku me Roberto de Assis, njeriun e tij të afërt. Policia i kapi të dy në hotel dhe konfirmoi se kishin kaluar kurin me identitet tjetër.

Ronaldinho është pa pasaportën braziliane, pasi i është konskuar nga autoritetet e shtetit latin. Avokati i tyre u mbrojt me tezën se të dy kishin udhëtuar për spote publicitare dhe duhet të lirohen, pasi nuk janë kontigjent i rrezikshëm. Ronaldinho deklaroi se kishte udhëtuar për arsye biznesi. Tani pritet vendimi I gjykatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN