MENU
klinika

Urdhri i ri/ "Anulohen operacionet"

Manastirliu: Po testojmë 14 kontaktet e 2 të prekurve

09.03.2020 - 12:27

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur për publikun se janë testuar 65 raste në Shqipëri, nga të cilët 2 që dolën pozitivë dhe 14 të tjerë që kanë pasur kontakte me dy të parët janë në proces.

”Janë testuar 65 raste në laboratorin e virologjisë në ISHP. 2 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Në proces testimi janë 14 raste që i përkasin kontakteve të ngushta të rasteve që janë identifikuar. Sikurse kemi bërë me transparencë maksimale do t’ju informojmë për çdo informacion të rëndësishëm për qytetarët.”– tha Manastirliu.

Manastirliu njoftoi në një konferencë një urdhër të ri të ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri. Nga sot do të anulohen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.

“Urdhër i ri ka të bëjë me kufizimin dhe ndalimin e ndërhyrjeve operatore kirurgjikale duke përjashtuar patologjitë malinje. Nuk do të ketë asnjë ndalim për shërbime kirurgjikale të urgjencave”- sqaroi ministrja Manastirliu.

Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria ka tashmë një “personel të mirëtrajnuar” për tu përballur me këtë virus.

“Kemi pasur kohë për të bërë trajnime sipas protokolleve të OBSH-së. Ju them të keni besim tek personeli ynë shëndetësor. Nuk është hera e parë që përballemi me këto situata”,- vijoi ajo.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!