MENU
klinika

Masa ndaj Koronavirusit

Spanja merr vendimin për futbollin në vend

10.03.2020 - 12:47

Pas Italisë dhe Zvicrës, edhe Spanja ka dalë me një vendim për ndeshjet e fubollit. Është vendosur zyrtarisht që në dy javët e ardhshme ndeshjet e të gjitha ligave të këtij vendi të luhen pa tifozë.

Kjo masë vjen pas përhapjes në mënyrë shumë të shpejtë të koronavirusit në të gjithë Europën dhe Spanja nuk bën përjashtim. Gjithashtu, në një pjesë të madhe të stadiumeve në Spanjë ka një prezencë shumë të madhe të turistëve, me këta të fundit që mund të sjellin Covid-19 në vendin Iberik.

Skuadra elitare që do të jetë më shumë e penalizuar në një farë mënyre është Real Madrid, që dy javët e ardhshme do t’i luajë brenda fushës, ndaj Eibar dhe Valencia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN