Ky edicion i Champions League do të mbahet mend për dy surpriza të bukura. Atalanta dhe Leipzig, pa histori në këtë kompeticion, arrijnë të kalojnë në çerekfinale, duke mposhtur skuadra me eksperiencë si Tottenham dhe Valencia, që kanë qenë finalistë.
Pasi kishte fituar 4-1 ndeshjen e parë në Bergamo, Atalanta ka fituar edhe në Valencia ndaj skuadrës vendase, me rezultatin 3-4, teksa pati dy përmbysje. Të katër golat i shënoi Ilicic për italianët.
Slloveni shënoi 2 gola në pjesën e parë me penallti, teksa ky fraksion u mbyll 1-2. Valencia përmbys në fillimin e pjesës së dytë në 3-2, por Ilicic kthen rezultatin 3-4. Plot tetë gola në dy ndeshje, Atalanta bëri mrekulli në këtë fazë.
Në ndeshjen tjetër, Leipzig fitoi 2-0 ndaj Tottenham. Duke i shtuar edhe fitoren 1-0 në Londër, skuadra gjermane ka eliminuar finalistin e vitit të kaluar dhe një trajner si Mourinho.
Leizpig i shënoi të dy golat në pjesën e parë, me autor Sabitzer. Fillimisht në minutën e 10-të dhe më pas në 21’. Ndryshe nga ndeshja në Valencia, që ishte pa tifozë, në Leipzig ishin të pranishëm plot 41 mijë të tillë.