MENU
klinika

Dy vendimet urgjente për rajonin

Cakaj: Bashkëpunimi rajonal, shtysë e fuqishme për anëtarësimin në BE

11.03.2020 - 10:18

Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj mori pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor ku vlerësoi bashkëpunimin rajonal si një shtysë e fuqishme për procesin e anëtarësimit në BE. Cakaj theksoi se procesi i Berlinit ka ndikur tek gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për nxitjen e projekteve për ndërlidhjen ekonomike dhe nismat për pajtim ndëretnik.

Statusi i Gent Cakajt:
Në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm, në kuadër të Procesit të Berlinit në Shkup, shfrytëzuam rastin edhe njëherë të nënvizojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si shtytës i fuqishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian! Ky proces ka pasur një ndikim të mirë në përmirësimin e marrëdhënieve mes gjashtë shteteve në Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e një varg projektesh në shërbim të zhvillimit rajonal, duke filluar nga ndërlidhja ekonomike deri te nismat për pajtim ndëretnik.

Sidoqoftë, forcimi i Procesit të Berlinit duhet të zhvillohet në të njejtën kohë me forcimin e perspektivës evropiane për të gjithë rajonin. Ndaj, në shërbim të shtimit të lidhjeve mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, nënvizuam rëndësinë e lartë të dy vendimeve të shpejta:

-Liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë, jo vetëm për të siguruar lëvizjen e lirë të shtetasve të saj, por edhe për të konsoliduar besueshmërinë e BE-së në rajon;
-Çeljen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si masë e natyrshme pas përparimit të tyre në rrugën evropiane e si investim strategjik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Shqipëria do të vazhdojë politikën e saj konstruktive në rajon e në shërbim të integrimit evropian!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendim i KE-së për negociatat

“Raporti me vonesë”/ Cakaj: Jo inkurajues!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!