Champions League ka dhuruar spektakël në dy ndeshjet sontme, me PSG që përmbys humbjen në ndeshjen e parë 2-1 dhe fiton në shtëpi 2-0 përballë Dortmund. Një sukses që kualifikon parizienët në çerekfinale.
Ndeshja në Paris është zhbllokuar në minutën e 28-të nga Neymar, me brazilianin që kësaj here i rrëmben skenën Haaland të Dortmund. Në limitin e pjesës së parë është Bernat që dyfishon shifrat dhe qetëson skuadrën e tij.
Fillimi i pjesës së dytë është totalisht për miqtë, por nuk arritën të shënojnë. Më pas PSG shton ritmin për të mbyllur ndeshjen me një gol të tretë, por që nuk vjen. Ndërkohë, Emre Can ndëshkohet me të kuq në 89’. Gjithsesi, mbaron 2-0 dhe PSG kalon më tej.
Në ndeshjen tjetër, Liverpool ka mposhtur 1-0 Atletico Madrid në “Anfield”, por me të njëjtin rezultat kishte fituar edhe ekipi spanjoll në shtëpi dhe ndeshja shkon shtesë. Golin e vetëm e shënoi Ëijnaldum në minutën e 43-të. Pa fund raste për vendasit, por nuk ia dolën dot në kohën e rregullt të kualifikohen.