Kanë përfunduar 3 ndeshjet e para për fazën e 1/8 finale të Europa. Manchester United ka fituar bindshëm në transfertë, duke mposhtur 5-0 ekipin austriak të LASK. Një sfidë e luajtur pa tifozë, në kuadër të masave të marra ndaj përhapjes së Koronavirusit.
United ka kaluar në avantazh me protagonistin europian, që është edhe blerja e janarit, Ighalo, i cili ka realizuar golin e dytë në këtë kompeticion! Goli i parë u shënua në 28’ dhe 0-1 mbyllet pjesa e parë.
Në të dytën, “Djajtë e kuq” shënojnë edhe 4 gola të tjera, në 58’ realizon James, ndërsa në 82’ Mata thuajse vulos kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League, por Greenwod dhe Perreira mbyllin 0-5 me dy gola te tjere. Në këtë kompeticion janë shtyrë dy sfida, Sevilla-Roma dhe Inter-Getafe.
Në transfertë fitoi edhe Basel, 0-3 ndaj Eintracht Frankfurt, që ishte edhe surpriza e ndeshjeve të para. Zviceranët shumë pranë kalimit, teksa Taulant Xhaka u aktivizua për 90 minuta. Në ndeshjen tjetër, turqit e Basaksehir fituan 1-0 në shtëpi ndaj Kopenhagen.