MENU
klinika

Nuk respektuan distancën

100 mijë lekë gjobë, 4 lokaleve në Gjirokastër

13.03.2020 - 12:40

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër njofton se ka gjobitur 4 lokale në lagjen “18 Shtatori” të cilët nuk kanë zbatuar rregullat për mbajtjen e distancës.
Sipas kreut të të ISHSH gjobat janë vendosur për shkak se këto subjekte kanë thyer rregullat e për distancën, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga infektimi me koronavirus.

Katër subjektet janë gjobitur me nga 100 mijë lekë të rinj dhe me paralajmërimin për mbyllje të aktivitetit në rast përsëritjeje.

Sipas kreut të ISHSH Edi Sinojmeri, institucioni që ai drejton do të jetë i pamëshirshëm me çdo subject që kërkon të dalë mbi ligjin dhe që ka për qëllim të dëmtojë popullatën.

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë

Probleme me energjinë elektrike

OSHEE lë në terr 400 familje në Gjirokastër