MENU
klinika

Rama flet për bisedën e pasdites

“Nuk është lojë, që po u fshehëm një javë ia hodhëm”

16.03.2020 - 13:15

Kryeministri Edi Rama do të ketë një bisedë telefonike me Presidente e KE-së Ursula Von Der Leyen, mesazhin e të cilës më pas do ia komunikojë qytetarëve.

Në një postim në “Facebook”, Rama falënderon të gjithë për mirëkuptimin dhe zbatimin e rregullave të luftës.

Ai kërkon besim dhe durim, pasi siç shprehet, kjo luftë nuk do jetë e shkurtër dhe një lojë ku po u fshehëm një javë ia hodhëm.

  • POSTIMI I RAMËS

? SOT PASDITE BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTEN E KOMISIONIT EUROPIAN, URSULA VON DER LEYEN. MË PAS, NË ORËN 18.30, DO T’JU KOMUNIKOJ MESAZHIN TIM TË DREJTËPËRDREJTË!

? FALEMINDERIT TË GJITHËVE PËR MIRËKUPTIMIN FANTASTIK DHE ZBATIMIN MBRESËLËNËS TË RREGULLAVE TË LUFTËS, QË ME KËTË UNITET TË FORTË DO TA PËRBALLOJMË ME PATJETËR!

? BESIM SE GJITHÇKA PO BËJMË ËSHTË GJËJA E DUHUR, NË ÇDO HAP E ÇDO DITË DHE DURIM, DURIM, DURIM, SEPSE KJO LUFTË NUK DO TË JETË E SHKURTËR DHE S’ËSHTË GJËKUNDI NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, KU PO U “FSHEHËM” NJË JAVË IA HODHËM!

? JU SIGUROJ TË GJITHËVE SE PO PUNOJMË DITË-NATË PËR TË MOS LËNË VETËM ASNJË SHQIPTAR DHE PËR TË BËRË GJITHÇKA PËR SHËNDETIN E PËR EKONOMINË FAMILJARE DHE KOMBËTARE PO ASHTU!

? DURIM, DURIM, DURIM! FRIKË ASPAK, KUJDES PO! DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE MEDOEMOS!