Nëse bota po përballen me situatën alarmante të përhapjes së Coronavirusit, ish-ylli i futbollit Ronaldinho rrezikon të qëndrojë gjatë në burg. Është rënduar pozicioni i ish-futbollistit brazilian i arrestuar në Paraguaj, pasi ka hyrë në këtë vend me dokumenta false.
Hetimi i këtyre javëve hyn në një fazë tjetër, me prokurën lokale dhe i përqendruar në pistën se gjithçka mund të jetë një skemë për të ricikluar paratë dhe që është bërë edhe nga sipërmarrësja që ka ftuar Dinhon në Paraguaj, Dalia Lopez.
Hetuesit do të nisin kështu procedurat për të marrë në pyetje “Gaucho” dhe të vëllain, Roberto Assis. Sipas prokurorit përgjegjës të rastit, Osmar Legal, po hetohet për lidhjet e dy vëllezërve me Lopez, e cila kishte paguar edhe biletat e të dyve për mbërritjen nga Brazili në Asunsion.
“Hipoteza jonë është që pasaportat false janë përdorur për qëllime komerciale ose për investime që nuk janë të ligjshme, por në të zezë”, – tha Legal. Ronaldinho do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Plot 1.5 milionë euro garanci u dhanë për ta lënë në arrest shtëpie, por gjykatësi nuk i mori parasysh.