MENU
klinika

Pas rindërtimit nga tërmeti

Covid-19/ Ahmetaj merr postin e rëndësishëm

18.03.2020 - 22:15

Kryeministri Edi Rama i ka besuar ministrit Arben Ahmetaj menaxhimin dhe përballimin e situatës  nga koronavirusi që ka prekur Shqipërinë. Ahmetaj, përpos rindërtimit nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit të vitit të kaluar, tashmë është përgjegjës  edhe për koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës ndërmjet ministrive dhe institucioneve,  por edhe për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave i rikthyer fuqishëm me postin e ri, do të evidentojë, jo vetëm burimet e brendshme dhe të jashtme financiare, por detajimin e nevojave për përballimin e situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga  infeksioni që deri tani ka marrë dy jetë njerëzish në Shqipëri, ndërsa 59 janë të prekur.

VENDIMI I PLOTE
Për një shtesë në vendimin nr.11, datë 10.1.2020, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e fushës  së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të shtetit për rindërtimin”Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të pikës 2, të nenit 5, të   ligjit nr.90/2012, “Për organizimin   dhe   funksionimin   e   administratës shtetërore”,  me  propozimin  e  Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.   Pas   kreut   II,   të   vendimit   nr.11,   datë 10.1.2020,  të  Këshillit  të  Ministrave,  shtohet  kreu II/1, me këtë përmbajtje:“II/1. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës  për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet    ministrive    dhe    institucioneve,    për hartimin    e    planit    të    përballimit    të    situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Në  cilësinë  e  anëtarit  të  Këshillit  të  Ministrave, është përgjegjës për:

a)   koordinimin,   drejtimin   dhe   ndjekjen   e veprimtarisë  së  ministrive  dhe  të  institucioneve  të tjera,  publike  e  shtetërore,  për  hartimin  e  planit  të përballimit  të  situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga infeksioni  COVID-19;

b)   evidentimin   e   burimeve   të   brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për  miratim  në  Këshillin  e  Ministrave  të  akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe  përcaktimin  e  mënyrës  së  përthithjes  së  tyre, për  përballimin  e  situatës  ekonomike  të  shkaktuar nga  infeksioni  COVID-19  dhe  propozimin  për miratim   në   Këshillin   e   Ministrave   të   akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

ç)  koordinimin  dhe  drejtimin  e  strukturave  e  të njësive,   shtetërore   dhe   publike,   të   ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit   të   përballimit   të   situatës   ekonomike,   të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

d)  prezantimin   e   gjendjes   dhe   të   situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19; dh) përgatitjen dhe propozimin e projekteve, të përgjithshme  e  të  veçanta,  si  pjesë  të  planit  të përballimit  të  situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga infeksioni COVID-19;

e)   detajimin   e   nevojave   për   përballimin   e situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga  infeksioni COVID-19;

ë)  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës  si  dhe rekomandimin  e  institucioneve  për  përgatitjen  dhe paraqitjen për miratim në Këshillin e Ministrave të projektakteve, ligjore e nënligjore, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

f)   nxitjen,   bashkërendimin   dhe   dhënien   e mendimit   përprojektaktet   që   propozohen   nga ministritë,  të  cilat  trajtojnë,  ndër  të  tjera,  edhe çështje    me    interes    ose    brenda    fushës    së përgjegjësisë së tij;g)  thirrjen  për  raportim  të  strukturave  të  cilat kanë lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga infeksioniCOVID-19;

gj)  krijimin  dhe  drejtimin  e  grupeve  të  punës dhe  organizimin  e  veprimtarive  për  hartimin  e planit   të   përballimit   të   situatës   ekonomike   të shkaktuar nga COVID-19;h) bashkërendimin me ministritë dhe institucionet  shtetërore  për  sigurimin  e  të  dhënave të   nevojshme   dhe   përcjelljen   e   porosive   në funksion  të  realizimit  të  planit  të  përballimit  të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

i)  informimin,  vazhdimisht  dhe  në  kohë,  të Kryeministrit,  kur  është  rasti,  edhe  Këshillin  e Ministrave,  për  hartimin  e  planit  të  përballimit  të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

2.  Ngarkohet  ministri  i  Shtetit  për  Rindërtimin për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin