MENU
klinika

Zbulohet shkaku

Aksidenti në Fushë-Krujë, identifikohen viktimat

19.03.2020 - 13:26

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 4 personave mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 në autostradën Fushë-Krujë-Laç në afërsi të fshatit Borizanë.

Viktimat janë Luljan Mahilaj, Nazmi Rrahmani, Flamur Visha dhe Arben Koni, të katërt nga fshati Larushk, ndërsa mjeti drejtohej nga Flamur Visha.

Nga të dhënat mësohet se viktimat po ktheheshin nga veriu për në Tiranë, ku si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëviznin, mjeti tip ‘Audi’ ka goditur nga pas një kamion me targa të Kosovës.

Përplasja fillimisht rezultoi fatale për tre nga katër personat që po udhëtonin me ‘Audi’-n, pasi humbën jetën në vend, ndërsa i katërti ndërroi jetë rrugës për në spitalin e traumës.

Si masë për parandalimin dhe mbrojtjen nga Koronavirusi në orarin kur është shënuar aksidenti i rëndë nuk lejohej qarkullimi i automjeteve, vetëm nëse disponon një autorizim, nuk dihet ende nëse mjeti i përfshirë në aksident ka pasur autorizim.