MENU
klinika

Edvin Prifti

Të thuash “të pavërteta” është pak si shumë… mund të jetë e vërteta e dikujt tjetër

19.03.2020 - 21:40

Nga: Edvin Prifti

I nderuar koleg,
Nje koleg sapo me dergoi nje status te publikuar ne faqen e Dr. Alketa Koroshit i cili kishte te bente me nje status te Dr. Enton Kaculini ne lidhje me nje artikullin tim te shkruar disa dite me pare tek Gazeta Panorama e cila eshte e vertete qe nuk eshte nje reviste shkencore si ato qe ju koleg i nderuar mesa duket “studjoni vazhdimisht”. Pasi pashe faqen tuaj, kontrollova emrin tuaj ne Pubmed dhe nuk gjeta gje, ju kerkova ne google dhe pashe qe jeni nefrolog, mbase mund ta kem gabim por keshtu rezultonte Nderkohe kontrollova per Dr. Alketa Koroshi ne pubmed, national library of medicine, pasi mendova qe jeni bashkepunetor me te, ku me dolen vetem 6 punime te Dr. Koroshit ne total dhe ne asnje prej tyre nuk me rezultonit ju. Pa dyshim me shume respekt, per ju dhe profesionin tuaj, ne radhe te pare, ky ishte qellimi im, qe te interesoheshin sa me shume individe dhe per me teper kolege, dhe mundesisht edhe te me kundershtonin sikurse ju bete pjeserisht tani. Gjithesesi mendoj qe te thuash “Te pavertat” eshte pak si shume, pasi e paverteta juaj mund te jete e verteta e dikujt tjeter dhe nderkohe eshte fyese per nje koleg, por mbase absolutizmi ne prononcim eshte “virtyt” lokal.

Sigurisht qe per te shmangur kete bias, mjekesia ka evidence base dhe kete na e japin artikuj dhe studimet shkencore te cilat gjenden ne literature perkatese, literature per te cilen ju nuk keni dhene asnje kontribut deri tashme me cfare me rezulton, por perseri ky mund te jete nje fillim i mbare per ju ne te ardhmen, pasi ju nxit per me shume. Ju jepni shembullin e arkitektit dhe muratorit, ne shkrimin tuaj, por edhe ju me duket se po jepni nje mendim jashte fushes suaj, dhe une per kete nuk te kritikoj aspak, pasi informacioni shkencor nuk eshte prone e dikujt apo disave perkundrazi!

Gjithesesi une jam shume me prane kesaj fushe sikurse eshte biologjia molekulare se sa mendon ti apo te tjere! E para ne vitin 2003-2004 une kam marre cmimin Cenci Bolognetti-Pasteur per identifikimin e qelizes se pare staminale kardiake humane dhe translokimin e saj ne zemrat e infakrtuara se bashku me tre profesore te tjere te nderuar te biologjise dhe patologjise molekulare ne Itali. Gjithashtu studimet e mia ne fushen e qelizave staminale kardiake, te trajtuara me gene te angiogenezes te translokuar me adenoviruse jane tashme te njohura dhe i ke ne Pubmed nese ju interesojne. Pra besoj se e kupton se sa prane jam? Dhe e dyta, ne punen time klinike, mund te jem nga te paktet mjeke shqiptare, ose mbase i vetmi deri perpera kesaj pandemie te cilet kane punuar ne kushtet e kontaminimit me SARS ne Sunnybrook Womens’ Health College ne Toronto Kanada, ku humbem kolege mjeke dhe infermiere nga kjo semundje. Dhe ju pikerisht kete element te rendesishem, pra ngjashmeria e dy Sarseve nuk e permendni fare ne analizen tuaj, pavaresisht se eshte thelbi i genomes per te cilen kam folur deri tashme. Sigurisht qe kur shkruajme artikuj shkencor reflektohet ne National Library of Medicine apo Pubmed, vend ku ju nuk figuroni, por gjithesesi do te mundohem te jap nje informacion mbi cfare shkruani.

1. Artikulli im dhe mendimet e mia nuk jane aspak ogurzeza, thjesht japin nje dimension dhe kendveshtrim tjeter te reales. Me vjen keq qe edhe Dr. Koroshi e vlereson te tille, pasi ne mesazhet qe une tejcoj ska asgje per panic ne konsideraten time, perkundrazi duhet te pergatitemi per tu perballur sa me mire. Parimi kryesor ne mjekesne klasike, qe shpresoja qe dr Koroshi perfaqesonte pasi eshte nje brez ne pension tashme, dhe ajo qe baballaret e mjeksise na mesonin, eshte qe nje situate duhet “mbivleresuar”, duhet shmangur diagnoza me e keqe qe cenon jeton dhe me pas te kalohet tek te tjerat. Mendoni pak qe nese une kam qene gabim qe nje muaj me pare, cfare do te ndodhte? Asgje, Nuk do kishim te vdekur, do kishim nje grip te thjeshte sikurse thuhet nga vete Ju apo edhe ndokush tjeter edhe ne media. Do te isha shume i prirur ta kisha une gabim. Por nese JU pseudo optimistet e keni gabim cfare do te ndodhte? Nuk po zgjatem me se do thoshit, stop panik! Eshte shume tragji-komike.
2. Une e them hapur qe nuk mbeshtes asnje teori spekulative ne kundershtim me cfare thoni ju, dhe kete e afirmoj qartesisht ne artikullin tim. Une jam kunder qasjeve spekulative dhe pa relevance shkencore. Citoj veten ne artikullin tim “Ketu nuk dua ti hyj fare teorive konspirative te konstruktimit artificial te ketij virusi nga ana e njeriut, teorikisht e mundshme, por praktikisht do te ishte vrastare per kedo dhe nuk dua te besoj qe mund te kete mendje kaq te semura dhe kriminale. “
3. Kur kam permendur virus “inteligjent” eshte thjesht nje metafore qe besoj qe e kupton gjithkushi dhe aspak qe virusi ka ndergjegje. Per me teper e percaktoj qartazi ne artikull se cfare duhet kuptuar me “inteligjence virale”, qe eshte replikimi, adaptimi dhe mutacioni. Nese ti mendon te perdoresh metafora te mia, atehere je i lire ta besh, por te lutem zberthe kuptimin?!
4. Gjeni “Arc”, ose geni i Noes quhet pa dyshim “Activity-regulated cytoskeleton”. Konfigurimi Harc eshte bere ne kuadrin e atyre qe quhen HERV (Human endogenous retroviruses) te cilet diferencohen nga ERV (Endogenous retroviruses). Pikerisht per kete arsye “Harc” eshte (Human activity regulated cytoskeleton). Emertimi eshte “Arc Gene of Noah”. Ka nje gabim drejtshkrimor ne te vertete qe eshte bere nga word processing qe eshte quajtur (Hark) ne vend te Harc. Mesa duket ne procesin e venieve te “ë” eshte bere edhe “shqiperimi” i ketij termi. Po kjo ka ndodhur edhe me AND ne vend te ADN apo ëhuan ne vend Whuan etj. Materiali ka qene i shpejte dhe i publikuar po aq shpejt mesa duket nga portalet. Shkencerisht mendohet qe Arc fillimisht te jete introduktuar ne nje tetrapod. Shkencerisht konsiderohet qe ARN mesazhere e tij aktivizon sinapset ne nje receptor NMDA ku proteina qe prodhohet luan nje rol kritik ne te mesuaren dhe ne proceset molekulare te memories. Disfunksioni i Harc tek njeriu jep amnezi, semundjen e Alzheimer, Autizem. Keto jane te dhena shkencore qe i gjen ne cdo literature. Por me shume info me poshte po te jap dy adresa per referim shkencor ku e para ka te beje me National Institute of Health ne SHBA i cili i referohet studimeve te publikuar ne revisten shkencore Cell dhe adresa e dyte te nje punimi ekskluzivisht shkencor ne Pubmed ku i referohet funksionit neurokonjitiv te gjenit Harc.

https://www.nih.gov/news-events/news-releases/memory-gene-goes-viral
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30772431

Pa dyshim qe gjeni Arc eshte transpozicionuar nga nje retrovirus i lashte dhe kete mund ta kerkosh ne shume materiale. Nuk po merrem me kercimin kuantik te inteligjences pasi eshte nje teori per te cilen nuk kam folur por ekziston nje hipoteze e tille e pakonfirmuar mbi inteligjencen njerezore. Deri ketu besoj se nuk ka asgje ekzotike. Le te vazhdojme me poshte

5.Ne lidhje me piken 4, me receptoret e angiotensin-converting enzyme 2 (ACE2). Po te shkruaj cthuhet ne Wikipedia per kete: “ACE2 has been shown to be the entry point into human cells for some coronaviruses, including SARS-CoV, the virus that causes SARS.[11] [12] A number of studies have identified that the entry point is the same for SARS-CoV-2,[13] the virus that causes COVID-19.[14][15][16][17]
Ketu ke dhe referencat shkencore. Ne lidhje me bllokuesit e ketyre receptoreve qe jane ARB si losartan. Valsartan etj mendimet jane te ndryshme, por opinionet me te qendrushme shkencore po ti jap ne dy referenca shkencore te national library of medicine, per te treguar efikasitetin e tyre ne SARSCov2 edhe pse kjo eshte akoma hipotetike.

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3700180/
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/m/pubmed/32129518/

5. Ne lidhje me piken 5 te shkrimit tim, ti ben nje deduksion te pavertete ne to cfare shkruan. Po te citoj piken 5 sic e kam shkruar une:
“SARS-CoV-2 eshte i ngjashem gjenetikisht me HIV dhe Ebolen, pasi ai ka nje afinitet per nje proteine humane qe quhet furine, dhe kjo e shpjegon edhe afinitetin per qelizen njerezore si dhe virulencen e larte”
Pra kam thene qe ngjashmeria jo vetem me HIV por edhe me Ebolen ka te beje me afinitetin ndaj proteins furine. Kaq. Asgje me shume ne lidhje me te dy. Bile ne shume aspekte jane te ndryshem nga njeri tjetri, psh per faktin qe SARScOv2 gjithe procesin e replikimit e ben jashte berthames se qelizes “Host” ne ndryshim nga HIV, pasi vete SARSCoV2 ka nje ARN polimeraze vartese por keto jane detaje qe mbase ti nuk je i informuar dhe mbase eshte mire most e hyme.

Me poshte po te jap nje nder shume referenca shkebncore te publikuar ne revisten Cell ne lidhje me “furine cleavage” midis protesines S1 dhe S2 te SarsCov2.

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/32155444

Lidhja e HIV me furinen dihet qe nga viti 1992
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/1360148
dhe me ebolen pak me vone:

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC20453/
6. Ne lidhje me stuhine e citokinave qe shkakton une jam shprehur si vijon: “..Me pak fjale, arsyeja e perkeqesimit apo e rendimit te infeksionit eshte ajo qe ne gjuhen mjeksore quhet Stuhia e Citokinave “Cytokine Storm”..” Pra nuk kam thene aspak qe stuhia e citokinave ka te beje me ndonje inteligjence, prandaj ky eshte nje trillim i juaji sikurse e keni shkruar. Per pjesen tjeter qe keni shkruar per stuhine e citokinave jam dakort dhe eshte ne paralel se cfare kam thene une. Do te shtoja qe demi pulmonar nga SarsCov2 vjen nga tre shkaqe:
A. Demi direkt mbi pneumocitin
B. Cytokine Storm
C. Demtimi direkt i qendres se respirimit, kjo shpjegohet qe te semuret em SAarsCov2 kane humbje te te shijuarit dhe nuhaturit dhe ka raportime interesante per kete. Po te jap nje reference shkencore ne lidhje me kete per studim te metejshem

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/32104915

Nuk kam thene qe stuhia e citokinave behet vetem nga Sarscov2, bile stuhia e citokinave njihet prej vitit 1993 kur jane bere dhe raportimet e para.
7. Vdekshmeria nga SarsCov2. Ju jepni nje shifer qe eshte 3.7% beni nje konfuzion me te dhenat dhe pastaj beni nje deduksion teorik pa vlere shkencore. Vdekshmeria matet ne ato qe quhen “rastet e mbyllura”, pra rastet qe kane nje perfundim. Fakti aktualisht ne kete moment qe po te shkruaj eshte si vijon
-Vdekshmeria per rastet e mbylluar eshte 9828 ne 96504 raste te mbyllura ose 10%. Nderkohe diten e djele kjo shifer ishte ne 8%. Nderkohe qe vdekshmeria mbi numrin total sikurse e ke perllogaritur ti eshte 4.15% aktualisht pra 9828 ne 236887 te infektuar. Qe nga dje kur keni bere statusin tuaj koleg, vdekshmeria eshte rritur me 0.45% nga 3.7% qe e prezantonit ju ne shkrimin tuaj vetem 20 ore me pare. Te sugjeroj te konsultosh te dhenat zyrtare si vijon:

https://www.worldometers.info/coronavirus/

8. Beni nje krahasim me gripin por qe une nuk i jam referuar fare ne artikullin tim. Kam thene vetem “Stop saying it’s a bad flu”. E beni me mendimin per te dhene nje infektueshmeri te ulet te SarsCov 2. Po nderkohe nuk beni asnje kritike mbi kater rruget e kontaminimit te cilat i kam dhene ne piken 2, qe jane sperklat, prekja, ajri dhe fecet. Bile persa i perket kontaminimit me ajer, te dhenat kur e shkruajta artikullin ishin per 30minuta, nderkohe qe dje Ne NEJM u publikuan te dhenat qe shkojne deri ne 3 ore persistence e SarsCov2 ne ajer.
Persa i perket afinitetit te SARScov2 ndaj qelizes humane, per te cilen une e konsideroj shume te infektueshem me posht po te jap dis ate dhena referimi nga me te parat kur u publikuan ne Kine dhe me pas kudo tjeter
https:

//www.scmp.com/news/china/society/article/3052495/coronavirus-far-more-likely-sars-bond-human-cells-scientists-say
Nderkohe ketu ju flisni per infektueshmerine e ketij virusi e cila eshte ashtu sic thoni ju 1 i infektuar infeklton 2-3 persona me te dhenat e tanishme. Nderkohe qe une flas per nje virulence me te shtuar te SarsCov2 kundrejt Sars-it te pare duke u bazuar tek afiniteti per qelizen humane qe eshte nje mije here me i larte.
9. Per i perket pikes 12, ka aq shume informacion shkencor per relapse dhe recurrence sa do te lodheshim po ti tregonim te gjitha.

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/32147538
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/32118391

Wikipedia e cila jep informacione teper te konfirmuara por pak jo te updatuara shkruan per SarsCov2 – “It is unknown if past infection provides effective and long-term immunity in people who recover from the disease.[134] Immunity is likely, based on the behaviour of other coronaviruses,[135] but cases in which recovery from COVID-19 have been followed by positive tests for coronavirus at a later date have been reported.[136][137] It is unclear if these cases are the result of reinfection, relapse, …”
Pra ajo qe mendohet eshte qe jep nje imunitet, por ky zgjat pak dhe ky eshte shpjegimi I relapsit apo rekurences ne distance.
Ju shkruani ne lidhje me piken 12 te artikullit tim si vijon: “Mund të ri-infektohen pacientët që kanë qenë të sëmurë me Covid-19. Sipas shkrimit në fjalë po. Le të logjikojmë pak. Nëse virusi nuk do linte imunitet në organizëm, atëherë cila do ishte logjika e mjekimit të pacientëve me Covid-19 në Itali me serumin e pacientëve të shëruar nga Kina. E dyta, pacientë e shëruar nga virusi kanë negativizim të testit RT-PCR, i cili në thelb gjurmon ADN-në e virusit në qelizë. Kur testi del negativ, do të thotë që virusi nuk është më pjese e ADN-së qelizore. Testet që kanë dalë pozitive tek disa pacientë të shëruar nga Covid-19 mendohet të jenë më shumë falls pozitive sesa ri-infektim.”
Keni ngaterruar totalisht per cfare po flasim. Jeni komplet gabim. SarsCov2, apo Covid19 nuk ka ADN, por vetem ARN dhe per rrjedhoje nuk mund te gjurmohet kurrefare ADN. Kjo pjese ska lidhje me shkencen qe po flisni! Jeni totalisht ne drejtim te gabuar dhe shkencerisht ne gabim tjeter.
SARSCOV2 ESHTE VIRUS ME ARN DHE NUK KA ADN. Nuk ben pjese tek retroviruset, port e vetmen ngjashmeri me ta ka faktin e materialit gjenetik qe eshte ARN.

10. Persa i perket pikes 13 qe i referohet se si Sarscov2 mund te sillet ne te ardhmen. Une shkruaj si vijon” Pas me shume se 6500 vdekjeve te ndodhura, rezultatet afatshkurtra jane te qarta, edhe pse shume elemente mbeten empirike dhe akoma te pashpjeguar. Gjithesesi nuk dihet asgje mbi efektet afatgjate te ketij kontaminimi. Ka te dhena qe SARS-CoV-2 ka mekanizmat e paketimit viral sikurse HIV, pra lind pyetja nese pacientet e infektuar e mbartin kete virus ne te ardhmene e tyre dhe ai mund te riaktivizohet ne momente te caktuara kur imuniteti i organizmit peson luhatje? Si kombinohet faza e tij e replikimit me imunitetin dhe proceset inflamatore ne organizmin tone? Keto nuk dihen”

E pranoj diskutimin tend te gjate te cilin e ke marre te gatshem nga ndonje text book i Imunologjise. Ti shprehesh ne artikullin tend si vijon: “Kur nje virus futet ne qelize dhe materiali i tij gjenetik integrohet ne ate te qelizes te gjitha peptide e prodhuara nga sekuenca e re e ADN dhe vazhdon pastaj me gjithe paragrafin e gatshem”. Koleg, je perseri ne rrugen e gabuar. SarsCov2 nuk ka ADN, por ARN, dhe e dyta, nuk e introdukton materialin e tij gjenetik ne berthame ndryshe nga ndonje virus tjeter me ARN si psh HIV. Nese do te ndodhte sic shkruan ti, atehere nuk do flitej per SarsCov2. Prandaj te sugjeroj qe per kete pike te marresh referim shkencor me te pershtatshem sesa textbook qe i je referuar, pasi je ne konotacion shkencor totalisht te gabuar dhe je duke iu referuar viruse me ADN, qe skane te bejne fare me retroviruse.
Edhe njehere, SARSCOV2 ESHTE VIRUS ME ARN DHE JO ME ADN.
Gjithashtu mekanzimat e fshehjes se tij jane te ngjashme me viruset e tjere. Per kete mund ti referohesh:
https://www.thailandmedical.news/news/breaking-latestcoronavirus-research-reveals-that-the-virus-has-mutated-gene-similar-to-hiv-and-is-1,000-times-more-potent-

Ne konkluzion me beri pershtypje qe nga 14 pika te cilave ju referohesha ti kritikoje vetem 6 prej tyre, nderkohe 2 prej tyre kishe gabime shume te renda shkencore pasi interpretoje mekanizmat te viruseve me ADN per Sarcov2 qe eshte me ARN, ne nje te trete kishte te bente me nje akronim, ne nje te katert merrje persiper te diskutoje per receptoret e ACE2 qe eshte pjesa me e trajtuar ne literature qe ne vitin 2003 me Sarscov1, nje pike e peste kishte te bente vetem per ngjashmerine per furinen dhe konotacioni yt ishte mesa duket i keqkuptuar dhe e fundit kishte te bente me menyren e perllogaritjes se vdekshmerise (edhe kjo te nxorri zbuluar se eshte rritur nga 3.7% ne 4.04% ne me pak se 20 ore nga shkrimi yt),dhe infektueshmerise te infeksionit me Sarscov2 i cili u shpjegua gjeresisht me siper, apo kur flet per cytokine storm qe nuk thua asgje te vecante, apo ne lidhje riperseritjen e cila konsiderohet publikisht si nje problem i SARScov2 ne ndryshim nga SARS i 2003 qe linte pas nje imunitet prej 2-3 vjetesh!. Une sidoqofte cdo kritike e vleresoj dhe e pranoj, dhe po mundohem te te jap versionin tim.

Por qofte edhe nese 6 pika mund te jene te diskutueshme ne 14, nuk te jep te drejten e titullit bombastik dhe tendencioz (Te pavertetat..). Ti mund te kesh motivet e tua dhe nuk dua ti di, por mendoj qe nje material shkencor te cilin e ke marre te gatshem nuk te jep te drejten per te nxjerre konkluzione. Cfare opinioni ke ti me faktet si psh krahasimi i SarsCov2 me gripin nga shume mjeke, rruget e transmetimit, mutacioni i glikoproteines “spike” dhe ndarja e saj ne dy subunitete, mutacionet e tij dhe genomen me te gjate e cila jep tendence per mutacione, per 15% te pacienteve qe kane nevoje per terapi intensive dhe nje pjese e vogel e tyre per ECMO, per menyren e diagnostimit me RtPCR e cila nuk eshte dhe aq sensible, terapia mund te perfshije antiretrovirale, inhibitore te proteazave, kortizoniket si dhe inhibitore te Interleukines 6, te cilet jane preparate te cilet mund te frenojne Stuhine e Citokinave. Vitamina C, B6, E nxisin mbrojtjen imunitare, pacienti me SARS-CoV-2 mund te evoluoje ne Covid19 qe eshte edhe semundja e cila shoqerohet me pneumoni intersticiale deri ne ARDS.

Po keshtu ne 7% te rasteve mund te shfaqe miokardit (Inflamacion te zemres) fulminant dhe ne 33% te rasteve vdekja vjen per shkaqe kardiake, apo multi organ failure, apo per mundesine ose jo te vaksines, apo per ndryshimin e stilit te jeteses. Ja pra per te gjitha keto nuk ke dhene asnje kunder argument! Pse vetem duke u bazuar ne disa elemente realisht jo dhe aq te rendesishem ne kontekst konkludon me absoluten. Ti shpjegova pra qarte dhe me referenca shkencore, te cilat mund ti kundershtosh, dhe tju shkruash vete autoreve.
Une vleresoj mundimin qe ke marre per te shkruar dicka ne raport me mendimet e mia te cilat absolutisht mund te mos jene e verteta absolute, pasi jane thjesht nje hulumtim shkencor i eksperiencave te te tjereve. Te garantoj qe metafora qe ke perdorur midis arkitektit dhe muratorit, eshte shume fyese per kirurget ne pergjithesi, pasi nese ti mendon se kirurget jane “hand users” e ke gabim, dhe e ke akoma edhe me shume gabim kur merr kurajon te japesh mendime ne lidhje me mua. Tek e fundit, roli dhe qellimi i atyre qe shkruaj eshte te ngjallet kuriozitet dhe njerezit te lexojne dhe eventualisht te me kundershtojne kur e kam gabim.

Ne lidhje me procesin e biologjise molekulare, qelizat staminal, proceset e klonimit, terapine gjenetike duke perdorur viruset per te introduktuar ne qelizen njerezore gene te caktuara shtese te garantoj qe kam punuar kjetu dhe 20 vjet perpara.
Besoj me kaq kam qene shume elaborues dhe mendoj qe edhe dr. Koroshi do te kete marre informacionin e desheruar pasi po e kerkonte me ngulm! Nderkohe Ju them Dr. Koroshi, perpara se sa ta paraqitnin ne faqen tuaj duhet te thelloheshit pak me shume, pasi te paraqesesh Sarscov2 qe eshte nje virus me ARN dhe te rejat shkencore te artikullit te dr. Kaculinit qe i ngrini ne qiell i cili e paraqet virusin ne fjale, mekanizmat e tij virale, replikues etj si nje virus me me ADN eshte gabim shume i rende shkencor. Cudi si ju ka shpetuar?! Per fat te keq ndodh edhe keshtu! Tek e fundit, nuk gabuat vetem ju, Dr. Koroshi, gabuan shume te tjere dhe me specialitete shume me te afert qe gabimet e mesiperme nuk i identifikojne dot pasi nuk shquajne dot me dhe per fat te keq ju dergojne mesazhe komplimentimi duke treguar se sa larg shkences dhe te vertetes qe presupozohet se duhet ta perfaqesonin jane dhe qendrojne te padegjuar! Dhe e fundit, Dr. Koroshi, une jam kardiokirurg dhe jo kirurg vaskular sikurse shpreheshit, pra mesa duket nuk me njihni fare.

Te thuash disa te verteta, nuk e di pse e konsideron ogurzeze dhe negative. Une nuk jam aspak njeri negativ, perkundrazi mendoj thellesisht qe kjo do te kaloj dhe ne perseri do te shohim perpara, prandaj do te te lutesha te vije syzet e optimizmit dhe te referohesh ne menyre korrekte se cfare une shkruaj. Duke lene menjante empatite apo antipatite te cilat nuk duhet dhe nuk mund te kthehen ne pseudo te verteta shkencore, ne te “pavertetat absolute” qe sic do absolutizem i perkasin purgatorit, apo te skllaverise ndaj te ashtuquajtures dije, te “copy paste” te ndonje teksti, te uroj shume i dashur koleg, qe te shfrytezosh sa me shume te jete e mundur dijet e tua dhe te japesh kontributin tend jo vetem ne rastin e SarsCov2 por edhe me tej ne jeten tende profesionale kudo ku punon.
Te falenderoj qe me shtyve te mendoj perseri per Sarscov2. Uroj shume qe ky infeksion te beje mutacion duke u dobesuar.
Prof. Edvin Prifti
Shef i Sherbimit te Kardiokirurgjise
PS: Nje keshille pozitive dhe miqesore, me cito ekzaktesisht ne ato qe them, mendoj qe eshte me korrekte. Une u mundova ta bej duke te cituar brenda parantezave