MENU
klinika

Kina ka tashmë vetëm 6 mijë pacientë

Koronavirusi shënon 10 mijë viktima në gjithë botën

20.03.2020 - 08:49

Koronavirusi ka shënuar 10 mijë e 46 viktima në gjithë botën që nga shfaqja e tij në fund të 2019. Viktimat më të shumta janë shënuar në Itali dhe Kinë, por vendi Europian tashmë e ka kaluar duke shënuar 3 mijë e 405 kundrejt 3 mijë e 248 të Kinës.

Por në vendin e origjinës të koronavirusit, tashmë kanë mbetur vetëm 6 mijë pacientë që janë drejt rikuperimit teksa ditën e djeshme nuk u shënua asnjë rast i brendshëm me koronavirus por disa të importuara.

Nga 80 mijë të infektuar që arriti bilancin Kina, 3 mijë e 248 vdiqën, 71 mijë u shëruan teksa 6 mijë mbeten në shërim e sipër. Ndryshe nga Italia e cila ka 41 mijë të infektuar nga të cilët 3 mijë e 400 të vdekur dhe 4 mijë të rikuperuar. Kurse Koreja e Veriut ka 8 mijë të infektuar dhe 2 mijë të shëruar por ka vetëm 94 viktima. Edhe rezultatet e Gjermanisë janë suprizuese teksa nga 15 mijë të prekur vetëm 44 kanë vdekur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve

“Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19!”