“Zhvillimi i procesit mësimor në platformat online me studentët e Universitetit të Tiranës, sipas vlerësimeve të njësive kryesore të UT, por gjithmonë duke ruajtur standardet bazë të procesit të mësimdhënies.
Njësitë kryesore, pasi të kenë analizuar dhe vlerësuar platformën më të mundshme që operohen në bazë departamenti/ fakulteti ose edhe universiteti, të bëjnë testimin dhe pilotimin e leksioneve online sa më parë.
Njësitë kryesore, pasi të kenë bërë testimin dhe pilotimin e leksioneve online, të depozitojnë përmes komunikimit elektronik informacion për platformat online që do të përdorin për zhvillimin e procesit mësimor brenda datës 27 mars 2020″, thuhet në dokument.