Në një kohë kur ka ende qytetarë që nuk i binden urdhrit të qeverisë për të zbatuar fashën e orarit për të mos lëvizur jashtë shtëpie, për shkak të koronavirusit, policisë në terren i është bashkuar dhe ushtria.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se duke nisur nga sot Forcat e Armatosura do të monitorojnë bashkë me policinë lagjet e kryeqytetit.
Ndërkohë, MM bën me dije se për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura e tashmë të bëra publike, do të veprohet përmes masave administrative përkatëse të publikuara ditët e fundit.
Kujtojmë se dje u gjobitën 165 qytetarë, të cilët nuk respektuan fashën e orarit.
Sa i takon zbatimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama thekson se ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë që ai e quan të papërgjegjshëm dhe tradhtarë, e cila thyen rregullat dhe nuk qendron ne shtepi.
MESAZHI I RAMËS
? TIRANË – USHTRIA DO TË VIHET E GJITHA NË MBROJTJE TË POPULLIT NGA NJË PAKICË FARE E VOGËL INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM, TRADHËTARË TË VËRTETË, QË MUND TË NA BËJNË HATANË DHE NUK DUHET TË LEJOHEN NË ASNJË MËNYRË, TË MARRIN NË QAFË MIJËRA E MIJËRA TË PAFAJSHËM, E T’U SJELLIN VUAJTJE TË MËDHA DHJETËRA MIJËRA TË TJERËVE?
? DUHET T’I NDALIM ME ÇDO KUSHT DHE DO TË PËRDORIM ÇDO MJET, DERI NË HEQJEN E PLOTË TË LIRISË NËSE NUK DO TË TËRHIQEN URGJENTISHT NGA RRUGA E TYRE QORRE?
? POPULLI NUK I’A KA BORXH ASNJË INDIVIDI TRADHËTINË NË KËTË PËRPJEKJE KOMBËTARE PËR JETËN E NJERIUT??