Shifër rekord të vdekurish në Itali; në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 627 persona të prekur me virusin Covid-19.
Sipas të dhënave të fundit, edhe numri i rasteve të reja ka pësuar rritje. Janë regjistruar 4,760 raste të reja në 24 orë.
Nga përhapja e virusit Covid-19, deri tani në Itali kanë humbur jetën 4.032 persona, duke kaluar edhe Kinën që ishte epiqendra dhe origjina e koronavirusit.
Numri total i të infektuarve është 47,021, me një rritje prej 5,986 rastesh të reja në një ditë të vetme.
Për fat të mirë, edhe numri i personave të shëruar është rritur. 5,129 persona kanë lënë spitalin, 689 më shumë krahasuar me dje.
2,655 pacientë janë në gjendje kritike dhe mbahen në kujdes intensiv.
Mosha mesatare e të infektuarve në Itali është 63 vjeç. Ndërsa mosha e vdekshmërisë së personave nën 60 vjeç është më pak se 10% ndërsa pjesa tjetër është 60 vjeç e lart.
Lajmi u bë i ditur nga Roberto Bernabei, profesor në Universitetin Katolik të Romës në konferencën e mbajtur ditën e premt, ku u bë i ditur edhe numri i të vdekurve me COVID-19 për 24 orët e fundit.
Në konferencën për shtyp të ditës së sotme pak minuta më parë, kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli njoftoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me 627 duke shkuar në 4032 numri i të vdekurve një shifër rekord që të fut frikën.