MENU
klinika

Sporti në kolaps

Virusi famëkeq “mposht” një tjetër event sportiv

20.03.2020 - 22:34

Përhapja e Covid-19 pothuajse ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive në mbarë botën. Organizatorët e Giro D’Italia kanë marrë vendimin për të shtyrë turneun e madh të bicikletës që zhvillohet në këtë vend në muajin maj (edicioni nr.103).

Ky turne duhej të niste më 9 maj nga Budapesti (Hungari), por është shtyrë pa patur ende një datë të saktë se kur do të nisë. Shkak i këtij vendimi është coronavirus, që ka “pushtuar” prej dy javësh Italinë, madje duke e gjunjëzuar shtetin fqinj.

Organizatorët u shprehën se do të marrin një vendim për datën e saktë të fillimit më 3 prill. Giro D’Italia është një nga 3 turnetë më të mëdhenj në botë në sportin e ciklizmit, bashkë me Turin e Francës dhe Vueltën e Spanjës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin