21.03.2020 - 15:04
Shumë mesazhe nga personalitete të ndryshme janë dhënë në këto ditë të vështira që po kalon bota pas përhapjes së Covid-19, ku mes tyre nuk kanë munguar edhe ish-sportistët apo legjendat.
Një prej tyre është Vasil Ruci, i cili ka postuar së fundmi një foto së bashku me ish-futbollistin vlonjat, Përparim Lushajn, duke dhënë një mesazh fantastik në këtë situatë të jashtëzakonshme ku i thuajse i gjithë globi është prekur nga Koronavirusi.
“Në këtë botë i gjithë njerëzimi, edhe humbet, edhe fiton, por në fund mbahesh mend se sa dashuri dhuron. Dashuroni veten që të doni të tjerët”, – ishte mesazhi kuptimplot i legjendës Ruci.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Thirrja e mesfushorit të Kombëtares