30.09.2018 - 11:01
“Si do të donit që të ishte fytyra e bodybuilding”? Më këto fjalë të thjeshta lind edhe karriera si një bodybuilder e Arnold Schwarzenegger në trailerin e filmit “Bigger”.
Filmi gjithashtu përqendrohet te njerëzit që zbuluan Schwarzenegger dhe që sollen bodybuilding në qendër të vëmendjes: Joe dhe Ben Weider.
Duke u përballur me antisemitizmin dhe varfërinë ekstreme, vëllezërit, që tashme njihen si gjyshërit e fitness-it, i mposhtin të gjitha për të ndërtuar një perandori dhe të frymëzojnë brezat e ardhshëm.
Schwarzenegger do të luhet nga aktori australian Calum Von Moger dhe ky projekt do të debutojë në kinematë amerikane më 12 tetor.