MENU
klinika

Shifrat mbërrijnë në 31

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë

22.03.2020 - 09:45

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Pas dy rasteve nga Gjilani, edhe një rast tjetër ka dalë pozitiv në testet për COVID–19. I infektuari tjetër me koronavirus është nga fshati Senik i Malishevës, mashkull i moshës 31-vjeçe.

Dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat