MENU
klinika

Na mësoi si të gatuajmë...

Ndërron jetë nëna e kulinarisë shqiptare!

22.03.2020 - 13:40

Ka ndërruar jetë Evgjeni Harisi, e njohur si nëna e kulinarisë shqiptare në Rochester të New York-ut.

Ajo vuante prej vitesh nga një sëmundje e pashërueshme, që i mori jetën në moshën 81-vjeçare. Familjarët i dhanë të shtunën lamtumirën e fundit zonjës Harisi, e cila do të mbahet mend gjatë!

Evgjeni Harizi lindi në Pojan të Fierit më 1939.

Studimet e larta i kreu pjesërisht në Rusi dhe më pas në Universitetin e Tiranës në vitin 1963 si Inxhiniere Teknologe e Ushqimit Social. Pas emërimit në Ndërmarrjen e Ushqimit Social në Tiranë, ku punoi disa vjet si teknologe vazhdoi si pedagoge në Shkollën e Ushqimit Social në Tiranë.

Gjatë këtyre viteve ka përgatitur disa botime, midis tyre “Si të gatuajmë”, bashkautore e librit “Arti i Kuzhinës dhe Teknologjia e Përgatitjes së Gjellëve për Kuzhinierët”, etj. si dhe ka përgatitur tekstet mësimore për Shkollën e Mesme Teknologjike, Dega e Ushqimit Social.

Libri i saj më i famshëm që e kanë të gjitha amvisat në shtëpi është “1000 receta gatimi”, i botuar në vitin 2008.