MENU
klinika

Rama sqaron përmes një statusi

“Ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, nuk kanë kufizim në lëvizje”

22.03.2020 - 15:07

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Rama sqaron se ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut.

Rama shton se orari 05.00-13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë.

Rama: Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore: Të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut! Orari 05.00 – 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore! Mirënjohje të gjithë prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk tolerohen xhirot dhe grumbullimet"

Rama: Oraret nuk janë as për qejf e as komoditet