MENU
klinika

"Monster"

Bleona: Italianin e mora në punë, më kërkoi të dalë për darkë

30.09.2018 - 12:15

E ftuar një natë më parë në “Xing me Ermalin”, Bleona Qereti prezantoi klipin e këngës së saj “Monster“, të cilin e realizoi në Como të Italisë.

Por ndërsa ishte duke folur për realizimin e videoklipit dhe njerëzit që morën pjesë në të, ajo u pyet nga Ermali dhe për djalin që shfaqej së bashku me të në videoklip.

“Ishte një model italian”, tha fillimisht Bleona, e cila më pas tregoi edhe se çfarë kishte ndodhur më pas me të.

“Pasi mbaruam punën, ai më ftoi për darkë. Por si mund ta bënte një gjë të tillë ai, kur unë e punësova dhe e i dhashë 1 mijë euro?!“, u shpreh e irrituar Bleona.