‘Unë dhe familja ime kishim programuar një udhëtim në Disney World. Sapo arritëm na thanë që shumë shpejt të gjitha parqet dhe hotelet do të mbylleshin për shkak të koronavirusit. Një gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.
Gjatë ditës së fundit në Disney World, drejtori i hotelit tonë Riviera Hotel na tha se ne ishim familja e fundit në resort dhe në të gjithë zonën e Disney World.
Teksa po ecnim për të shkuar drejt autobusit tonë, i gjithë personeli ishte vendosur në rresht jashtë hotelit për të përshëndetur familjen time dhe për të na falenderuar, që ishim pjesë e historisë së tyre. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme’, thotë gruaja që ka postuar videon në internet.