MENU
klinika

Gjesti rrëqethës

Prifti italian humb jetën pasi dhuron respiratorin e tij

24.03.2020 - 12:21

Një prift italian ka humbur jetën në moshën 72-vjeçare, pasi ishte prekur nga COVID-19. Bashkëpunëtorët e kishës i kishin blerë atij një respirator, mirëpo prifti ka prekur botën pasi i ka dhënë respiratorin e tij një pacienti më të ri.

Prifti, Giuseppe Berardelli, kishte tentuar ta ndihmonte pasi pacienti kishte pasur probleme me frymëmarrjen, pasi të rinjtë kanë më shumë gjasa për mbijetesë pas përdorimit të respiratorit. Kështu, prifti ka sakrifikuar veten për t’i shpëtuar jetën pacientit të ri.

Ky rast u bë i ditur nga prifti James Martin nga Shtetet e Bashkuara, i cili gjithashtu shërben si këshilltar në Sekretariatin e Komunikimit në Vatikan. Prifti Berardelli është një prej së paku 60 priftërinjve që kanë vdekur nga koronavirusi në Itali.