MENU
klinika

24 Marsi/ Bukuria shkatërrimtare

Nën tingujt e Wagnerit: Kur NATO e përcëlloi armikun e shqiptarëve

24.03.2020 - 19:05

“I love the smell of napalm in the morning”

Shumica e përjetojnë këtë kënaqësi destruktive veç te filmi i Francis Coppolas “Apocalypse now” kur helikopterat luftarakë “vallëzojnë” nën veprat e Wagnerit. Por fjalët e kolonelit Kilgore marrin kuptim edhe ma shumë kur kujtohet viti 1999.

Si sot para 20 vjete, ishte nji ditë e butë marsi.

Rrallë qielli i Prishtinës ka përjetue aso fjafuritje ngjyra-ngjyra kur kasetë-bombat e aviacionit anglo-amerikan ranë mbi bazat e MUP-it serb.

Por mantra e diskursit lleftist e antishqiptar ka ba që – 20 vjet ma vonë – kjo ndërhyrje ajrore e NATO-s me u pa me skepsë, me sëmbim e shpesh edhe me njifarë urrejtje.

Po çka kanë këta gomerë? Çfarë i pengon që 576 ushtarë serbë jo që u vranë po e dematerializuen nga bombat anglo-amerikane?

Pse ndihen kaq keq kur 93 tenka serbe, 153 autoblinda e 400 copa artilerie mbeten skelete të përcëllume? 121 aeroplanë të shkatërruem copë e grimë…

Çka e kanë hallin këta me aviacionin anglo-amerikan që i shenjestroi 144 asete industriale serbe, bashkë me TV-në dhe Radion në Beograd? Pse trishtohen kur stabilimenti petrokimik i Pançevës u rrafshue me themel?

A ka bre përjetim ma Wangerian sesa veç me imagjinu kur tomahawka “BLU-114/B” bjen mbi trafostacionet elektrike tu e lanë 70% të Serbisë në terr?

Për fat të keq, interpretimet e tipit të William Blumit, John Pilgerit e turli sharlatani tjetër – që bombardimin në fjalë e shohin si komplot antiserb e Serbinë si viktimë – po asimilohen e po bahen rrymë e fuqishme mendimi këtu.

Imagjino nji qeveri që këshilltarë ka çiftin e Shkëlzen Gashit e Agon Hamzës që, sidomos ky i fundit, mban korrespodenca me përkrahës të deklaruem të Millosheviqit si Boris Budeni e Gáspár Miklós Tamási! Të dy këta, në mesin e “intelektualëve” të së majtës, para zgjedhjeve të fundit kanë favorizu Kurtin kryeministër përmes nji letre të hapur.

Në fakt, ideale kish me qenë sikur bombardimi hiç mos me pas ndodh, sikur ushtria e Shqipnis’ dhe UÇK-ja kishin me i dhanë dërrmen e fundit ushtrisë e milicisë serbe.

Por kjo zor me ndodh me nji popull krejtësisht inept e të pavullnetshëm me u organizue për luftë të armatosun.

Mos e harroni kurrë kryeministrin e sotëm, asokohe 23-vjeç, kur në nji televizion të huej thojke: “I WOULD NEVER PICK UP A GUN. I THINK THAT THE BEST SOLUTION BETWEEN GIVING UP AND WAR IS A NON-VIOLENT MOVEMENT”.  (Nuk do merrja kurrë në dorë një armë. Unë mendoj se zgjidhja më e mirë midis dorëzimit dhe luftës është një lëvizje paqësore).

/ Salih Mehmeti

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!