MENU
klinika

Meta flet për krizën e krijuar nga COVID-19

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta mbajtur nën kontroll”

24.03.2020 - 21:05

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar që qytetarët të respektojnë me disiplinë masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kreu i Shtetit tha në RTSH se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të diskutojë masat e marra deri tani, parashikimi për një plan më afatgjatë, skenarët e ndikimit në ekonomi.

Në rrethana të pazakonta, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pritet të zhvillohet online ditën e nesërme, për shkak të masave kundër COVID-19.

Meta foli dhe për takimin me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe duke iu referuar situatës në Itali theksoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta mbajtur sa më në kontroll këtë krizë.

Ai deklaroi se kjo do të varet shumë nga përsosja e bashkëpunimit në orët dhe në ditët që vijnë midis gjithë autoriteteve dhe të gjithë qytetarëve.

“Bashkëpunimi edhe brenda vet çdo komuniteti për të respektuar distancat sociale brenda dhe vet familjes për të bërë përsëri të njëjtën gjë, pasi ne vërtet nuk kemi mjekësinë aq të zhvilluar sa Italia, por është e vërtetë gjithashtu që ne jemi një vend për sa i takon dimensioneve ku me një organizim më efikas, më të kontrolluar, më të disiplinuar, i kemi të gjitha mundësitë që ta mbajmë nën kontroll”, deklaroi Kreu i Shtetit.

 

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”