MENU
klinika

Të gjithë sytë nga Mbretëresha!

Princi Charles infektohet me Koronavirus

25.03.2020 - 13:24

Princi Charles, 71 vjeç, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin, ka njoftuar Clarence House.

Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por nuk është e infektuar.

Në një deklaratë të publikuar së fundi, Clarence House bën me dije se: “Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Ai ka shfaqur simptoma të lehta dhe ka shëndet të mirë. Ka punuar nga shtëpia gjatë ditëve të fundit si zakonisht.

“Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por nuk ka virus. Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukeshës tani po izolohen në shtëpi në Skoci.

“Testet u kryen nga NHS në Aberdeenshire, ku ata plotësuan kriteret e kërkuara për testim.

“Nuk është e mundur të përcaktohet se nga kush e mori virusin princi për shkak të numrit të madh të angazhimeve që ai kreu në rolin e tij publik gjatë javëve të fundit”.

Mediat kanë nisur të bëjnë analizën e takimeve që ka pasur Charles së fundi, mes të cilëve edhe me aktorin e njohur Pierce Brosnan.

Por më me shqetësim po shihen kontaktet e tij me Mbretëreshën, e cila raportohet se është gati të përgatisë një njoftim të rrallë për shtypin në lidhje me pandeminë COVID-19, përmes internetit.