25.03.2020 - 16:18
Mes 600 të burgosurve që pritet të lënë qelitë për shkak të vendimit në kuadër të masave të marra nga Ministria e Drejtësisë kundër COVID-19, janë dhe 21 persona që vuajnë dënimin në burgun e Sigurisë së Lartë Burrel.
Këta të dënuar pritet të lenë qelitë e burgut për një periudhë 3 mujore, dhe më pas do të rikthehen sërish për të vuajtur dënimin e tyre.
Po ashtu mësohet se këta persona do të jenë nën vëzhgimin e policisë dhe se nuk kanë të drejtë të dalin nga banesa dhe se gjatë qëndrimit brenda këtyre ambienteve atyre u quhet si ditë burgu.